Highlighter-i është një nga produktet më magjikë në make-up – nëse aplikohet si duhet, mund të ndriçojë fytyrën, të theksojë format dhe t’i japë lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm dhe elegant. Por, për ta shfrytëzuar maksimalisht, është e rëndësishme të dish ku dhe si ta vendosësh.
Majat e faqeve – për shkëlqim natyral
Kjo është zona më klasike për aplikimin e highlighter-it. Vendose pak mbi kockat e faqeve, duke e përzier butësisht drejt tempujve. Ky aplikim jep efektin “lifting” dhe ndriçon menjëherë fytyrën.
Hunda – për definicion më të hollë
Aplikoje një vijë shumë të hollë përgjatë kurrizit të hundës dhe një pikë në majë të saj. Kjo teknikë krijon iluzionin e një hunde më të drejtë dhe më të strukturuar.
Nën vetulla dhe në qoshet e syve – për sy të zgjuar
Vendos pak highlighter poshtë harkut të vetullës për të ngritur optikisht syrin. Shto pak edhe në qoshet e brendshme të syve – kjo e bën shikimin më të hapur dhe të gjallë.
Mbi buzën e sipërme – theksoje formën e buzëve
Një prekje highlighter-i në qendër të “Cupid’s bow” (vija mbi buzën e sipërme) do t’i japë buzëve një efekt më sensual dhe të përkufizuar.
Mjekra dhe balli – për balancë të ndriçimit
Me shumë kujdes, vendos pak highlighter edhe në qendër të mjekrës dhe mes ballit. Kujdes: nëse ke lëkurë shumë të yndyrshme, apliko në sasi minimale për të shmangur efektin “shkëlqim i tepërt”.
Cilët highlighter-a rekomandojmë?
- Golden Rose Strobing Highlighter Palette – Për një efekt më të pudrosur dhe elegant.
- Eveline Glow and Go – Ideale për ata që duan një pamje “wet-look”.